Mittwoch, 23. November 2011

POETI QË RRËMBEU PËRJETSHËM STINËN E TIJ TË JETËS

VJESHTA LETRARE E GJILANIT

MBRËMJE PËRKUSHTIMI
Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT (16.XII.1953 – 23. XI. 2010)

POETI QË RRËMBEU PËRJETSHËM STINËN E TIJ TË JETËS



Nga Sabit Rrustemi




Në portat e jetës, trokasim me dëshirën e secilit prej nesh. Pa e menduar asnjëherë, se, ngjitur për trupi gjithnjë na përcjell dhe një e trokitur e papritur, e padëshiruar, tinzare, një troktije e akulltë, siç është vdekja vetë.
Kjo troktije  tronditëse, befas, më 23 nëntor 2010 do shtangë dhe jetën e mikut, poetit e njeriut të 57-të vjeshtave, Ibrahim Ibisht.
Derisa ai, po përmbushte orarin e përditshëm të ditës, kafenë e mëngjesit, përgatitjen për të shkuar në tempullin e dijës ku e prisnin voglushët, pastaj, më pas, mqitë për kafe dhe, në mbrëmje vonë, vargjet që prisnin të pustonin hapësirat e bardha duke buruar nga zemra e tij vetmitare, ajo troktije, në pjesën e tij më të ndieshme, zemrën, do ta shtangë, sëpari në klasë, para atyre zogjve që syhapur prisnin prej tij, ushqimin e çdoditshëm, alfabetin e dijes dhe një ëmbëlsirë me metafora. Tevona, kolegët, miqtë, ata të cilët do përshpejtojnë drejt ambulancës, rrugës për në emergjencë, në përpjekjet e ngulmëta për ta shmangur atë shtrëngatë zemre.
Por…aty në hyrje të kryeqendrës, duke u lësuar rrëmbimthi tatëpjetës, shtrëngata e papritur, në një hapësirë të vogël veture, do t’ ia rrëmbejë dhe atë pak frymë që kish mbetur qenies së tij…
… e, unë me mikun tim dhe tijin, mbetëm pa e parë atë ditë, në ditën e fundit të jetës së tij… pa e ftuar dhe për kafe…për pak fjalë e, frymëzime…mbetëm duke e pritur për ta parë pas sa ditësh, ashtu siç e kishim lënë që më pare…po, edhe pa e faleminderuar  për  lirikën e fundme që lexuam nga Ai: Diçka si sheti apo sorollatje nëpër shi…
… se kush ia mendonte vdekjen, atij?! Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore, shpirtërore, krijuese. Me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke. Me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjeve shpirtërore, njësoj si vetë stina e lindjes dhe jetës së tij. Vjeshta.
Sa shumë kishte shkruar për Vjeshtën, Sa shumë ishte identifikuar e mishëruar me këtë stinë. Pa më shkuar mendja, se mes saj, edhe kish lindur. Lajtmotiv i muzës së tij ish bërë Vjeshta. De, sa kish për të thënë, oh, edhe shumëçka kish për të shkruar për Vjeshtën, të dashurën, jetën… sa kam filluar për ta shpluar këtë stinë që më rrëmben aq furishëm, më kish pas thënë më 18 tetor 2010 kur po hapnin në Gjilan, bashkë me të, një Manifestim të ri: VJESHTA LETRARE E GJILANIT.
Mos më dëshiro mirëseardhje, më tha. Unë për Vjeshtën shkoj dhe në fund të botës. Përtej saj. Shkoj. E, lëre më këtu, në Gjilan.  I mora lakmi. Madje, pak sikur e xhelozova. Po, Vjeshta s’ është vetëm jotja, ia ktheva. Mos ma prek Vjeshtën, aman, m’u lut!
Edhe tash, më drithëron ajo lutje, ai zë, ajo poezi që e kisha lexuar vetëm pak ditë para asaj date. Përkatësisht me 10 nëntor 2010. Ti dhe Vjeshta ime. Ah, Po sikur të ketë dëgjuar zemrën time, atë ndjenjë që shprehet pazëshëm. Or, mik, po nuk je vetëm tin ë atë poezi. Jam dhe unë, ai, ajo…jemi të gjithë neve. Në bashkëautoriësi:
“Unë jam jeta unë jam poezia/ veç pak nectar buze më fal/ dhe kurrë nuk do të ta them/ sa fortë të dua/ sepse të vetmen dashuri/ me vete në varr do e marr/ emrin askush s’ do ia di”. E , çka të të them, Ibro, miku im, i shkrova në cast. Një ritëm i vargut me ritmin e dhembjes e të dashurisë, shkrihet lehtë e butë e pikon nëpër ëndrra, nëpër këto metafora që bosht kanë Vjeshtën, të dashurën, atë ëndërr të panxënë. Ibro…S’ gjeja fjalë që ta përgëzoja. Mos u mundo, më tha. Ngushëllova veten kur tjerët s’ ma ndiejnë e s’ ma shohin dhembjen që kam. Sërish mendja na iku te vjeshta, te e dashura, te poezia vetë… që rrodhi me “Diçka si sheti apo sorollatje nëpër shi”.
Autri i baladave me shi e mërzi, na tha troç: zjarri i vjeshtës vjen ndizet nga një re e mbarsur me shi. I dashuruari çmendurisht në Vjeshtën po udhëtonte që moti drejt saj, për ta nxënë përjetshëm si stinë të prehjes së tij.
Po, nuk harroj të na dëshironte dhe një natë për gjumë të ëmbël… para se të rrëmbehej furtunshëm prej saj. “ Gjumë të ëmbël…miq” na fali me tinguj parajse. Ai, i cili një natë më pas, u rrëmbye përjetshëm nga e dashura e tij me merin Vjeshtë dhe tashmë, krahë për krah shetit me të, pa farë droje, Parnasit  të Pavdekësisë…

Gjilan, 27 Nëntor 2010

***

                                                                                      
NË VEND TË FJALËS SË FUNDIT

Nga Albina Idrizi



Ndodhë, papritur të ndalet përgjysmë një rrugëtim, një fjalë, një këngë. Ndodhë, të ngelet përgjysmë një varg, një letër, një mendim. Dhe ti që mbetesh në anën tjetër ndjehesh peng i së pathënës, ndjehesh bosh i së papërfunduarës. Mu siç u ndjeva unë me lajmin e hidhur për vdekjen e mikut Ibrahim Ibishi, sepse isha unë ajo që duhej t’ia ktheja letrën e fundit, fjalën e fundit ndaj sot, ndajë me ju dhimbjen e një ndarjeje të tillë, aq të beftë, aq të rëndë për të gjithë ne, miqtë e tij në jetë dhe në art. Me këtë rast them se, ekzistojnë disa njerëz me të cilët nuk ka nevojë të flasësh për t’u kuptuar. Nuk ka nevojë t’i shohësh për të ndjerë praninë e tyre. Të tillët kanë fuqinë e fjalës që dëgjohet edhe pa folur. Të tillët kanë fuqinë e pranisë që ndjehet edhe pa i parë. Ndikojnë në çdo ditë tënden dhe pa e ditur ti. Pahetueshëm të ndihmojnë në formim, në bindje, në ide. Në shpalim ndjenjash, mendimesh, horizontesh,... Dhe vetvetiu i ndjenë të afërt, të dashur, pjesë të jetës dhe të personalitetit tënd. Të tillë pra janë edhe poetët, shkrimtarët, njerëzit e artit në përgjithsi. I tillë ishte Ibrahim Ibishi. Sepse të dashur miq, ‘shkrimtari i mirëfilltë është një qenie njerëzore me shenjë të veçantë dalluese, dhuruar nga vetë Zoti.. citim ky nga Ibrahim Ibishi tek Magjia e shkrimit, ngaqë, sipas autorit, krijimi letrar është një gdhendje mjeshtërore me një imagjinatë të përkryer gati me një afinitet hyjnor.Prandaj, njerëzit e tillë nuk vdesin. Rugëtimi i tyre nuk ndalet. As fjala. As vargu poetik. Mjafton ta rilexosh, ta rijetosh dhe, ta ringjallësh. Vepra që mbetet ta gëzojmë është ngushllimi për të mos  mbetur asgjë në mes e pathënë, e papërfunduar,....Dhe për fund, duke u shërbyer me vargjet e poetit Enver Gjergjeku shtoj se, për shkrimtarin e denjë, poetin e dëshmuar, pedagogun e përkushtuar, familjarin e dashur, mikun e sinqertë dhe me të gjitha këto njeriun e mirë Ibrahim Ibishin, vdekja nuk është fjala e fundit.Lavdi dhe nderim të përjetshëm jetës dhe veprës së tij.

***

Vepra Letrare  e Ibrahim Ibishit është formulim i ndjenjave të thella shpirtërore

Nga Nexhat Rexha

U lind  në Kremenatë të Kamenicës, në vitin 1953.Shkollimin fillor e kreu ne vendlindje,Tyxhec e Strezoc,ndërsa Normalen dhe Shkollën e Lartë pedagogjike në Gjilan. Me shkrime letrare merret qysh nga shkolla fillore.Poezinë e parë e botoi si nxënës i Normales.Punimet e veta i  botoi në të gjitha gazetat ,që nga vitet e 80` ta.Punoi ne Shkollën Fillore “Idriz Seferi të Strezocit dhe shkollen fillore “Shkëndija”në Hajvali deri në ditën e 24 nëntorit 2010,kur edhe vdiq ne krye të detyrës edukative –arsimore.
Ibrahim Ibishi në jetën kulturore ishte aktiv gjithnjë dhe iu përkushtua asaj deri në fund të jetës së tij.Ishte kryetari i parë i Klubit letrar  NOSITI në Dardanë i themeluar në vitet e 90`ta.
Ibra ishte i lidhur me Gjilanin, sepse shkollimin e bëri në këtë qytet dhe gjithnjë jetoi me ëndrrën për ditët më të bukura të Gjilanit.

Botoi këto vepra letrare:
“Varr në qiell”, poezi, 1995
“Shiu për kërpudha” , tregime, 1996
“Korbat mbi muranë” , tregime, 1996
“Shtjella e vetmisë” , roman, 2000, (Laureat i çmimit “Hivzi Sulejmani” të LSHK.
“Trëndafil në varrezë” , roman, 2000,
“Kaçurrelja që vrapon pas erës” , poezi, 2002
“Njerëzit e vjeshtës ose Dashuria e një të çmenduri” , roman, 2004,
“Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, vështrime kritike, 2008
 “Baladë shiu”, poezi, 2008.

Ibrahimi deri në ditën e fundit ishte aktiv në  jetë dhe kurrë  nuk u nda nga puna. Ibrahimi u burgos dhe e vuajti dënimin nga poltika serbe, por kurrë nuk foli për vuajtjen e tij. Ai shkroi Poezi, prozë dhe u more edhe me kritikë letrare.
Vepra Letrare  e Ibrahim Ibishit është formulim i ndjenjave të thella shpirtërore. Ai në tërësinë e vepres letrare që e shkroi  apo e la në dorëshkrim, në vargje, apo në prozë ka  ndjeshmërinë për jetën,njeriun me të gjitha tabllot, që e karakterizojnë frymëmarrjen e tij në faza dhe periudha të  ndryshme historike.
Ibra ishte mik shumë i dashur dhe gjithnjë fliste për të bukurën në art dhe në jetë.
Ai çmonte dinjitetin e çdo njeriu deri në sakajin e të mundshmes.

Në parathënien e librit me vështrime kritike për rolin e shkrimtarit  ai shkruan: ”Vazhdimisht do të rropatesh të jesh vetvetja dhe, kurrë nuk do t`ia dalësh, megjithëse  do të përdorësh edhe verën për ta çjerr maskën e mbarshtrimit të vetevetes. Prandaj, gjithnjë do të jesh i vetmuar, nga se ti jeton në një tjetër botë,me të tjerët njërëz dhe të tjera perëndi”.

Shaban Cakolli



SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

Ibrahim Ibishi(16dhjetor 1953-24 nëntor 2010)

Fjalët nuk kanë forcë e lotët nuk kanë mundësi të
shprehin peshën e dhimbjes për humbëjen e
mikut tonë të dashur shkrimtarit,poetit dhe kritikut Ibrahim Ibishi.          Sa vështirë qenka të

shkruajmë
për vdekjën tënde i dashuri vëlla Ibrahim  .Mbrëmë ishe me ne në Facebook,u ndave duke na e
postuar një video të bukur për një natë të mirë.Ti ndoshta pate parandjenja vëlla,eh po ne sikur

ta dinim,kujt i  ka shkuar ndër mendje se po
na thua lamtumirën e fundit?     Eh vëlla Ibro,sa vështirë qenka për ta thënë këtë lamtumirë,po  

u deshka meodomos!!!Ah sa kisha dashur të jem larg diku
ku nuk ndiej dhimbjen!Do të doja të isha diku larg mediave së paku edhe një kohë mos të dija
për këtë kumt.U ndjeva si i mpirë,thellë brenda vetës shpresova se është vetëm një ëndërr e

keqe,se kur kjo ëndërr të më zgjoi
dhe pastaj   do të kthehet  gjithçka si më parë.Nuk po mundem të pranoj se një e keqe të ka

ndodhur,po ajo çka më mundon
ti sonte më nuk je me ne.Qenka e vështirë të pranohet e vërteta e hidhur  ,po nuk po u varka

asgjë nga ne,po e kuptoj se më nuk
do të jesh në mesin tonë,se nuk do të na shkruash fjalë të ëmla sikur na shkruaje më

parë,megjithatë ato shkrime që na i ke lënë
do ti ruajmë më të ëmbëla se saharoza.Një ditë do të vij nga mërgimi,do të kaloj para portës

tënde         ,por si të pranoi se nuk do
shoh  hijen tënde dhe nuk do të dëgjoi zërin tëndë.Do të na mungoi fjala jote e ëmbël,dashuria
dhe ngrohtësia mbi të gjitha prania jote.Ishe shumë i dashur dhe i buzëqeshur,po ja buzëqeshja

nuk zgjati,të mori kohën kur na u dashte më së shumëti.
Vdekja është proces i pa ndalshëm,por ka kohë  që protestoi kundër saj.Kam fituar një bindje

se
këto kohët e fundit vdekjet po i ngatërrojnë rendet,po sulmojnë në mosha të njoma,në njerëz që

na duhen më së tepërmi.

Kur na e mori të madhin Azem  Shkrelin na e dridhi tokën nën këmbë,me pamundësi të pranoja

këtë kumt,protestova me vargje kështu:

NDARJE QË DHEMB
Në këtë kohë të pa kohë
për ne plot shtërngatë
duket edhe vdekjet
punojnë me inatë

Vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.!!!

Po për ju vëlla Ibro,si të nisë protestën?Personalitetin tënd e stolisnin virtyte të

larta,modestia,çiltëria,afërsia me njerëz,guximi për të u bërë ballë sfidave
të kohës që nuk ishin pak,përgaditja me njohuri dhe aftësi të gjëra nga fusha e

arsimit,kulturës,traditës dhe historisë kombëtare.
Ishe shpirtkërkues si në shkrimin e poezisë,si dhe në edukimin e brezave të ri.Ti pishtar i

arsimit
edukove shumë e shumë gjenerata,kreve misionin tënd  duke sjellur shumë dritë e dituri,u

shpalle shpesh mësuesi më i ndritshëm i Kosovës,e nesër do të
ndjejnë mungesën tënde shkolla dhe nxënësit,fëmijët dhe familjarët tu,po do të ruajnë krenarinë
që ty të kishin fisnikun,bujarin dhe të sinqertin që shkëlqeve në çdo mes të pranisë suaj.





Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen