Dienstag, 22. November 2011

PEISAZHET E FJALËS

 PEISAZHET E FJALËS

Shkruan:Shaban Cakolli

Vështrim rreth librit"PEISAZHET E FJALËS"të  autorit Xhavit Kryeziu
Botues:
Klubi letrar"Nositi"
Dardanë

Redaktor;
Nexhat  Rexha
Radhitja kompjuterike
Besim Xh.Kryeziu,prof


Dardanë 2011




Të rrallë janë  njerëz si Xhavit Kryeziu,i cili një jetë  iu përkushtua arsimimit dhe
kombit,fillimisht si në kohën e rinisë aktivitetin e vet e nisi në kushte të rënda ekonomike,një fryme të zymtë politike nën sundimin e rexhimit diktatorial,i cili me përkushtim e vendosmëriderdhi tërë potencialin moral e material, shpirtëror e intelektual ia kushtoi çështjes kombëtare , poashtu  kulturo-arsimore.Në fillim punën e nisi mësues,e atë kohë të nisësh punën e mësuesit ishte fat dhe privilegj i madh.Më pas punoi profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe,duke  ndihmuar me tërë çenjen shkollimin e të rinjëve që të bëhen sa më të ditur.Xhavit Kryeziu,kishte mendim dhe guxim intelektual,të shpalos çështjet kombëtare dhe shkencore përmes publicistikës në shumë gazeta dhe revista  të njohura,por edhe duke ushtruar punën e shkrimtarit.

Të jesh shkrimtar duhet te jesh vezhgues,vigjilent,intelektual i guximshëm,njohës i vertete dhe të kesh dhunti te lindur per te hedhur sic duhet mendimet,
Baca  Xhavit ishte dhe është gjithmonë i qeshur, energjik, palodhur, me kulturë dhe oratori të zgjedhur, i këndëshëm dhe me humor në bisedë. Gjithmonë me dëshirën që të bëjë më shumë për shqiptarët.


Xhavit Kadri Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Rogaçicë, komuna e Dardanës (Kamenicës). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ndërsa ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Prizren (1968). Fakultetin për të njëjtën degë e kreu në Prishtinë (pa shkëputje nga puna), Shkollën e Oficerëve Rezervë- Dega e Artilerisë Tokësore në Zarë të Kroacisë e që pas mbajtjes së praktikës ushtarake në Slloveni, merr gradën e nëntogerit dhe pastaj magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes Popullore. Në detyrën e mësuesit e arsimtarit ka punuar në shkollën e vendlindjes në vitet 1965-1973 (me ndërprerje). Në vitet 1973-1978 punoi në detyrën profesorit për lëndën e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Gjimnazin e Dardanës. Në vitin 1978 emërohet kryeshef në Organin e Mbrojtjes Popullore të kësaj komune, ku punoi deri në vitin 1988. Në qershor të këtij viti pushteti serb filloi fushatën e largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna, duke filluar nga këto organe, e kështu u veprua edhe ndaj tij që më se një vit mbeti pa punë. Në vitet 1981-2001 ka ligjëruar lëndën e Mbrojtjes Popullore në Fakultetin Teknik të Prishtinës, Dega e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, pra, deri kur hiqet kjo lëndë nga programi mësimor. Që nga viti 1989 punon në Gjimnazin “Ismail Qemali”, ku punon edhe tash dhe jeton në Dardanë. Krahas punës është marrë edhe me shkrime. Deri më tash ka botuar më se 20 punime nëpër gazeta dhe revista, nga fusha e historisë, gjuhësisë dhe letërsisë. Deri tash ka botuar keto libra:

-SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 1945- 2000; Me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe),
- SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 2000- 2005 (II); Me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe),
- PISHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) I, Gjilan, 2006 (126 faqe) dhe
- PSIHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) II, Gjilan, 2007 (102 faqe).

''GJIMNAZI ISMAIL QEMALI I  KAMENICES (1964- 2007) -I-" Gjilan, 2009 - Monografi

PEISAZHET E FJALËS;DARDANË2011

Libri më i ri i Xhavit Kryeziut"PEISAZHET E FJALËS" vjen nga shkrimet e autorit  të botuara nëpër gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë.Një libër mjaft i realizuar historiko-shkencorë,në të cilin zënë vend preokupimet dhe vështërsitë e shumta në rrugën e zhvillimit në shumë fusha të jetës dhe synimet për një jetë më të mirë.Libri ndahet në dy pjesë."Fjala "ime dhe"Fjala e tyre":Pjesa e parë e librit ndahet në tri tërësi:Gjuhësi,grimca historike dhe kritika letrare(Vështrime).Në pjesën Gjuhësi,gjuhëtari ynë tani i njohur  Mr,prof Xhavit Kryeziu,preokupohet dhe shprehë angazhimin e tij që drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe të zbatohet në të gjitha fushat e jetës dhe flakjen e gjithë atyre trajtave e gabimeve gjuhësore që nuk janë në pajtim me normën drejtshkrimore.Është shumë brengosëse kur syri të zë sulmin e  fjalëve tona shqipe jo vetëm në drejtshkrimin që bëhet gabimisht,por edhe përdorimi i shpeshtë e pa shije e kulturë i ngulfatur nga fjalë të huaja.Këtë lloj gabimi në trajta,futjen e fjalëve të huaja në letërsinë tonë,fatkeqësisht e bëjnë njerëz të shkolluar për këtë
lëmi,gabimet nga të cilët i mëson rinia e jonë qoftë në radio,televizion,gazeta dhe revista.Ky shëmtim që bie mbi letërsinë tonë nuk ka si të mos të bëjë të ndihesh keq,kur dihet mirëfilli se
qindra mendimtarë kanë flijuar për ruajtëjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe,kurse sot përkundrazi lere që bëjmë gabime në trajta,por e sulmojmë gjuhën tonë të begatë duke e mbushur përplot fjalë të huaja,për të cilat nuk ka vend dhe as nevojë në gjuhën tonë të ëmbël shqipe.Jo vetëm letrarët,por çdokush që merr lapsin për të shkruar në këtë gjuhë duhet të jetë i kujdesshëm në drejtshkrim,të thellohet në kërkimin e fjalëve shqipe dhe shmangjen e fjalëve të huaja të panevojshme në gjuhën tonë.Gjuha jonë është pasqyra më e  qartë e kombit tonë dhe treguesi i nivelit të kulturës sonë,duke u bazuar në këtë gjuhëtari ynë Xhavit Kryeziu,me plot zell dhe përkushtim të pashembulltë angazhohet në ruajtëjen dhe pastërtinë e gjuhës shqipe.
Duke hasur në shumë fjalë të shkruara në trajta gabimisht,ai thërret në përdorimin e drejtë të  ë shkruarit në gjuhën e njësuar shqipe.Në këtë libër "PEISAZHET E FJALËS",Xhavit  Kryeziu ka
bërë thirrëje te gjuhtarët,nxënësit të përdorin drejt fjalët nëpër trajta,nga se keqpërdorimi sjell vështërsi te të rinjët dhe i pengon ata të formojnë qëndrime të qarta e të sakta për trajtat e disa fjalëve.Autori shtjellon bukur dhe qartë përdorimin e fjalëve Përson apo person,lektirë,lektyrë apo lekturë,e shumë fjalë që po të shtjellojmë nuk mundemi në këtë vështrim të shkurtër,por që
lexuesi të lexoi në tërësi librin,do të mësoi shumë gjëra të nevojshme,harmonizimin e gjuhës e teksteve në normën drejtshkrimore,përdorimin e drejtë të emërtimeve të shkurtuara dhe shumë gjëra tjera të rëndësishme për gjuhën.

Pjesa e dytë e librit Grimca Historike
Lexuesit në këtë pjesë të librit i prezantohen raste dhe fenomene në rrugën e zhvillimit tonë shoqëror në përgjithësi,në veqanti në fushën e arsimit dhe edukimit  në gjuhën shqipe.Aty lexuesi mund të njeh sfidat nëpër këtë rrugëtim.Më tej gjejmë disa shënime biografike për disa njerëz të rënë në Luftën e Dytë Botërore jashtë teritorit të Kosovës,të flijuar jo për vete por për interesin e të huajve.Kjo ishte e dhimbshme,diktaturë sllave që ishte dërmonjëse për shqiptarët.Shqiptarët futeshin me dhunë në luftëra jashtë teritoreve të veta,luftëra kundër fashizmit për interesat sllave,në dëm të interesave shqiptareNë pjesën "Grimca historike"të këtij libri gjejmë biografi sa të dhimbshme aq interesante për lexuesin,filluar nga:Isah Imeri,Ramiz Demiri,Salih H Kallaba, Maksut I  Agaj,Qerim Zymber Rrudhani,Ndue Zef  Markaj,Mustafë Salih  Kelmendi.Secila nga biografitë ka rolin,rëndësinë,por edhe  ndryshime në fusha veprimtarie dhe rrethanash,andaj lexuesi duhet të   i studjoi me vemendje për të njohur këto fytyra të rëndësishme të veprimtarëve e pishtarëve të këtij rrethi.

Pjesa Kritikë-vështrime

Këtu lexuesi do të haset me temat shumë interesante të shumë fushave të këtij nënqielli.Përse është e rëndësishme të i njeh lexuesi këto shkrime?E rëndësishme,nga se në publicistikën tonë deri më tani si lexues nuk i kemi hasur.Aty  gjejmë libra të përkthyara nga gjuha serbokroate në fushën e mbrojtjes popullore,që në gjuhën shqipe  na kanë munguar.
Në pjesën e dytë Kritikë-vështrime,janë dhënë mendimet,vlerësimet dhe mbresat e redaktorëve,recensuesve,për librat e botuara të autorit,filluar nga botimi i monografisë së Shkollës fillore"Metush  Krasniqi" në Roganë,2001 dhe deri te monografia "Gjimnazi Ismail Qemali"në Dardanë nga vitet 1964-2007.Temë kryesore e shtjellimit është historia e shkollave shqipe në hapësirën e Dardanës.Aty përshkruhet puna e mësimdhënësve,ballafaqimi i tyre me vështërsitë,gatishmëria e tyre,qëndrushmëria,stoicizmi,vetflijimi i disa prej tyre me vetdije të plotë,ideal të lartë për të mirën dhe përparimin e popullit. Vështrime domethënëse,mjaft interesante kanë bërë:Dr.sc.Faik Shkodra,Mr,sc. Zeqir  Demi,Bejtullah Muja,Nexhat Rexha,Dr.Bahtijar Kryeziu,etj.....

Të shkruash për librin  e Xhavit Kryeziut"PEISAZHET E FJALËS",duhesh të shkruash shumë.Ne dham një vështrim të shkurtër për të orientuar lexuesin,i cili po të lexoi librin në tërësi,do pasurohet me shumë njohuri,me një veprimtari të pasur edukativo-arsimore,figura të mëdha veprimtarësh dhe pishtarësh,të cilët ndriçuan rrugën e popullit për liri dhe përparim.Xhavit Kryeziu mbetët ndër shkrimtarët i cili shquhet në mjeshtritë e shkrimeve të librave arsimor,historik dhe kombëtar,të cilat me tematikat e tyre i japin vulën e fortë të shkrimtarit të dëshmuar.Ne i dëshirojmë shëndet Xhavit  Kryeziut,duke i dëshiruar edhe shumë libra tjerë të këtij lloji.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen