Dienstag, 15. November 2011

KËNGA SHQIPE RIXHA PO BANË

KËNGA SHQIPE RIXHA PO BANË

Kënga shqipe , rixha  po  banë –
Më këndoni qysh jam kanë !
Pashë këtë tokë, bukë edhe kripë –
Po u përbejë t’ më këndoni shqip !

M’ këndoni shqip, si At Gjergj Fishta –
Mos m’ shëmtoni duke  m’ ngjitë bishta !
N’ daç toskërisht e n’ daç gegërisht –
S’ kam nevojë me më ngjitë bisht !

As greqisht e  as turqisht ,
As serbisht , as arabisht ,
Maqedonisht , as magjupisht ,
Bullgarisht , as rumanisht !...

M’ këndo shqip , si m’ ka falë Zoti ,
Si m’ këndoi Gjergj Kastrioti !
M’ këndo shqip , si m’ këndoi Naimi ,
Mos m’ këndo me gjuhë jetimi !

S’ kam nevojë për “tra – la – la “,
S’ kam nevojë për  “tallava “!
Jam e bukur – këngë krenare ,
Që m’ krijoi nëna shqiptare !

N’ daç me “iso” , n’ daç me tel –
S’ kam nevojë , unë, për “gazel”!
N’ daç me gajde , n’ daç me def –
Jam e bukur , këngë për qejf !

Gjilan, më 09.11.2011.      Demir KRASNIQI

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen