Mittwoch, 23. November 2011

POETI QË RRËMBEU PËRJETSHËM STINËN E TIJ TË JETËS

VJESHTA LETRARE E GJILANIT

MBRËMJE PËRKUSHTIMI
Shkrimtarit Ibrahim IBISHIT (16.XII.1953 – 23. XI. 2010)

POETI QË RRËMBEU PËRJETSHËM STINËN E TIJ TË JETËS



Nga Sabit Rrustemi




Në portat e jetës, trokasim me dëshirën e secilit prej nesh. Pa e menduar asnjëherë, se, ngjitur për trupi gjithnjë na përcjell dhe një e trokitur e papritur, e padëshiruar, tinzare, një troktije e akulltë, siç është vdekja vetë.
Kjo troktije  tronditëse, befas, më 23 nëntor 2010 do shtangë dhe jetën e mikut, poetit e njeriut të 57-të vjeshtave, Ibrahim Ibisht.
Derisa ai, po përmbushte orarin e përditshëm të ditës, kafenë e mëngjesit, përgatitjen për të shkuar në tempullin e dijës ku e prisnin voglushët, pastaj, më pas, mqitë për kafe dhe, në mbrëmje vonë, vargjet që prisnin të pustonin hapësirat e bardha duke buruar nga zemra e tij vetmitare, ajo troktije, në pjesën e tij më të ndieshme, zemrën, do ta shtangë, sëpari në klasë, para atyre zogjve që syhapur prisnin prej tij, ushqimin e çdoditshëm, alfabetin e dijes dhe një ëmbëlsirë me metafora. Tevona, kolegët, miqtë, ata të cilët do përshpejtojnë drejt ambulancës, rrugës për në emergjencë, në përpjekjet e ngulmëta për ta shmangur atë shtrëngatë zemre.
Por…aty në hyrje të kryeqendrës, duke u lësuar rrëmbimthi tatëpjetës, shtrëngata e papritur, në një hapësirë të vogël veture, do t’ ia rrëmbejë dhe atë pak frymë që kish mbetur qenies së tij…
… e, unë me mikun tim dhe tijin, mbetëm pa e parë atë ditë, në ditën e fundit të jetës së tij… pa e ftuar dhe për kafe…për pak fjalë e, frymëzime…mbetëm duke e pritur për ta parë pas sa ditësh, ashtu siç e kishim lënë që më pare…po, edhe pa e faleminderuar  për  lirikën e fundme që lexuam nga Ai: Diçka si sheti apo sorollatje nëpër shi…
… se kush ia mendonte vdekjen, atij?! Ishte në majat e shpërthimeve krijuese, në moshën e tij më të mirë. Me afërsinë njerëzore, shpirtërore, krijuese. Me butësinë e njeriut të mirë të kësaj toke. Me ndjeshmërinë e përhershme dhe ndërrimet e papritura të gjendjeve shpirtërore, njësoj si vetë stina e lindjes dhe jetës së tij. Vjeshta.
Sa shumë kishte shkruar për Vjeshtën, Sa shumë ishte identifikuar e mishëruar me këtë stinë. Pa më shkuar mendja, se mes saj, edhe kish lindur. Lajtmotiv i muzës së tij ish bërë Vjeshta. De, sa kish për të thënë, oh, edhe shumëçka kish për të shkruar për Vjeshtën, të dashurën, jetën… sa kam filluar për ta shpluar këtë stinë që më rrëmben aq furishëm, më kish pas thënë më 18 tetor 2010 kur po hapnin në Gjilan, bashkë me të, një Manifestim të ri: VJESHTA LETRARE E GJILANIT.
Mos më dëshiro mirëseardhje, më tha. Unë për Vjeshtën shkoj dhe në fund të botës. Përtej saj. Shkoj. E, lëre më këtu, në Gjilan.  I mora lakmi. Madje, pak sikur e xhelozova. Po, Vjeshta s’ është vetëm jotja, ia ktheva. Mos ma prek Vjeshtën, aman, m’u lut!
Edhe tash, më drithëron ajo lutje, ai zë, ajo poezi që e kisha lexuar vetëm pak ditë para asaj date. Përkatësisht me 10 nëntor 2010. Ti dhe Vjeshta ime. Ah, Po sikur të ketë dëgjuar zemrën time, atë ndjenjë që shprehet pazëshëm. Or, mik, po nuk je vetëm tin ë atë poezi. Jam dhe unë, ai, ajo…jemi të gjithë neve. Në bashkëautoriësi:
“Unë jam jeta unë jam poezia/ veç pak nectar buze më fal/ dhe kurrë nuk do të ta them/ sa fortë të dua/ sepse të vetmen dashuri/ me vete në varr do e marr/ emrin askush s’ do ia di”. E , çka të të them, Ibro, miku im, i shkrova në cast. Një ritëm i vargut me ritmin e dhembjes e të dashurisë, shkrihet lehtë e butë e pikon nëpër ëndrra, nëpër këto metafora që bosht kanë Vjeshtën, të dashurën, atë ëndërr të panxënë. Ibro…S’ gjeja fjalë që ta përgëzoja. Mos u mundo, më tha. Ngushëllova veten kur tjerët s’ ma ndiejnë e s’ ma shohin dhembjen që kam. Sërish mendja na iku te vjeshta, te e dashura, te poezia vetë… që rrodhi me “Diçka si sheti apo sorollatje nëpër shi”.
Autri i baladave me shi e mërzi, na tha troç: zjarri i vjeshtës vjen ndizet nga një re e mbarsur me shi. I dashuruari çmendurisht në Vjeshtën po udhëtonte që moti drejt saj, për ta nxënë përjetshëm si stinë të prehjes së tij.
Po, nuk harroj të na dëshironte dhe një natë për gjumë të ëmbël… para se të rrëmbehej furtunshëm prej saj. “ Gjumë të ëmbël…miq” na fali me tinguj parajse. Ai, i cili një natë më pas, u rrëmbye përjetshëm nga e dashura e tij me merin Vjeshtë dhe tashmë, krahë për krah shetit me të, pa farë droje, Parnasit  të Pavdekësisë…

Gjilan, 27 Nëntor 2010

***

                                                                                      
NË VEND TË FJALËS SË FUNDIT

Nga Albina Idrizi



Ndodhë, papritur të ndalet përgjysmë një rrugëtim, një fjalë, një këngë. Ndodhë, të ngelet përgjysmë një varg, një letër, një mendim. Dhe ti që mbetesh në anën tjetër ndjehesh peng i së pathënës, ndjehesh bosh i së papërfunduarës. Mu siç u ndjeva unë me lajmin e hidhur për vdekjen e mikut Ibrahim Ibishi, sepse isha unë ajo që duhej t’ia ktheja letrën e fundit, fjalën e fundit ndaj sot, ndajë me ju dhimbjen e një ndarjeje të tillë, aq të beftë, aq të rëndë për të gjithë ne, miqtë e tij në jetë dhe në art. Me këtë rast them se, ekzistojnë disa njerëz me të cilët nuk ka nevojë të flasësh për t’u kuptuar. Nuk ka nevojë t’i shohësh për të ndjerë praninë e tyre. Të tillët kanë fuqinë e fjalës që dëgjohet edhe pa folur. Të tillët kanë fuqinë e pranisë që ndjehet edhe pa i parë. Ndikojnë në çdo ditë tënden dhe pa e ditur ti. Pahetueshëm të ndihmojnë në formim, në bindje, në ide. Në shpalim ndjenjash, mendimesh, horizontesh,... Dhe vetvetiu i ndjenë të afërt, të dashur, pjesë të jetës dhe të personalitetit tënd. Të tillë pra janë edhe poetët, shkrimtarët, njerëzit e artit në përgjithsi. I tillë ishte Ibrahim Ibishi. Sepse të dashur miq, ‘shkrimtari i mirëfilltë është një qenie njerëzore me shenjë të veçantë dalluese, dhuruar nga vetë Zoti.. citim ky nga Ibrahim Ibishi tek Magjia e shkrimit, ngaqë, sipas autorit, krijimi letrar është një gdhendje mjeshtërore me një imagjinatë të përkryer gati me një afinitet hyjnor.Prandaj, njerëzit e tillë nuk vdesin. Rugëtimi i tyre nuk ndalet. As fjala. As vargu poetik. Mjafton ta rilexosh, ta rijetosh dhe, ta ringjallësh. Vepra që mbetet ta gëzojmë është ngushllimi për të mos  mbetur asgjë në mes e pathënë, e papërfunduar,....Dhe për fund, duke u shërbyer me vargjet e poetit Enver Gjergjeku shtoj se, për shkrimtarin e denjë, poetin e dëshmuar, pedagogun e përkushtuar, familjarin e dashur, mikun e sinqertë dhe me të gjitha këto njeriun e mirë Ibrahim Ibishin, vdekja nuk është fjala e fundit.Lavdi dhe nderim të përjetshëm jetës dhe veprës së tij.

***

Vepra Letrare  e Ibrahim Ibishit është formulim i ndjenjave të thella shpirtërore

Nga Nexhat Rexha

U lind  në Kremenatë të Kamenicës, në vitin 1953.Shkollimin fillor e kreu ne vendlindje,Tyxhec e Strezoc,ndërsa Normalen dhe Shkollën e Lartë pedagogjike në Gjilan. Me shkrime letrare merret qysh nga shkolla fillore.Poezinë e parë e botoi si nxënës i Normales.Punimet e veta i  botoi në të gjitha gazetat ,që nga vitet e 80` ta.Punoi ne Shkollën Fillore “Idriz Seferi të Strezocit dhe shkollen fillore “Shkëndija”në Hajvali deri në ditën e 24 nëntorit 2010,kur edhe vdiq ne krye të detyrës edukative –arsimore.
Ibrahim Ibishi në jetën kulturore ishte aktiv gjithnjë dhe iu përkushtua asaj deri në fund të jetës së tij.Ishte kryetari i parë i Klubit letrar  NOSITI në Dardanë i themeluar në vitet e 90`ta.
Ibra ishte i lidhur me Gjilanin, sepse shkollimin e bëri në këtë qytet dhe gjithnjë jetoi me ëndrrën për ditët më të bukura të Gjilanit.

Botoi këto vepra letrare:
“Varr në qiell”, poezi, 1995
“Shiu për kërpudha” , tregime, 1996
“Korbat mbi muranë” , tregime, 1996
“Shtjella e vetmisë” , roman, 2000, (Laureat i çmimit “Hivzi Sulejmani” të LSHK.
“Trëndafil në varrezë” , roman, 2000,
“Kaçurrelja që vrapon pas erës” , poezi, 2002
“Njerëzit e vjeshtës ose Dashuria e një të çmenduri” , roman, 2004,
“Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, vështrime kritike, 2008
 “Baladë shiu”, poezi, 2008.

Ibrahimi deri në ditën e fundit ishte aktiv në  jetë dhe kurrë  nuk u nda nga puna. Ibrahimi u burgos dhe e vuajti dënimin nga poltika serbe, por kurrë nuk foli për vuajtjen e tij. Ai shkroi Poezi, prozë dhe u more edhe me kritikë letrare.
Vepra Letrare  e Ibrahim Ibishit është formulim i ndjenjave të thella shpirtërore. Ai në tërësinë e vepres letrare që e shkroi  apo e la në dorëshkrim, në vargje, apo në prozë ka  ndjeshmërinë për jetën,njeriun me të gjitha tabllot, që e karakterizojnë frymëmarrjen e tij në faza dhe periudha të  ndryshme historike.
Ibra ishte mik shumë i dashur dhe gjithnjë fliste për të bukurën në art dhe në jetë.
Ai çmonte dinjitetin e çdo njeriu deri në sakajin e të mundshmes.

Në parathënien e librit me vështrime kritike për rolin e shkrimtarit  ai shkruan: ”Vazhdimisht do të rropatesh të jesh vetvetja dhe, kurrë nuk do t`ia dalësh, megjithëse  do të përdorësh edhe verën për ta çjerr maskën e mbarshtrimit të vetevetes. Prandaj, gjithnjë do të jesh i vetmuar, nga se ti jeton në një tjetër botë,me të tjerët njërëz dhe të tjera perëndi”.

Shaban Cakolli



SA VËSHTIRË T Ë THEMI LAMTUMIRË

Ibrahim Ibishi(16dhjetor 1953-24 nëntor 2010)

Fjalët nuk kanë forcë e lotët nuk kanë mundësi të
shprehin peshën e dhimbjes për humbëjen e
mikut tonë të dashur shkrimtarit,poetit dhe kritikut Ibrahim Ibishi.          Sa vështirë qenka të

shkruajmë
për vdekjën tënde i dashuri vëlla Ibrahim  .Mbrëmë ishe me ne në Facebook,u ndave duke na e
postuar një video të bukur për një natë të mirë.Ti ndoshta pate parandjenja vëlla,eh po ne sikur

ta dinim,kujt i  ka shkuar ndër mendje se po
na thua lamtumirën e fundit?     Eh vëlla Ibro,sa vështirë qenka për ta thënë këtë lamtumirë,po  

u deshka meodomos!!!Ah sa kisha dashur të jem larg diku
ku nuk ndiej dhimbjen!Do të doja të isha diku larg mediave së paku edhe një kohë mos të dija
për këtë kumt.U ndjeva si i mpirë,thellë brenda vetës shpresova se është vetëm një ëndërr e

keqe,se kur kjo ëndërr të më zgjoi
dhe pastaj   do të kthehet  gjithçka si më parë.Nuk po mundem të pranoj se një e keqe të ka

ndodhur,po ajo çka më mundon
ti sonte më nuk je me ne.Qenka e vështirë të pranohet e vërteta e hidhur  ,po nuk po u varka

asgjë nga ne,po e kuptoj se më nuk
do të jesh në mesin tonë,se nuk do të na shkruash fjalë të ëmla sikur na shkruaje më

parë,megjithatë ato shkrime që na i ke lënë
do ti ruajmë më të ëmbëla se saharoza.Një ditë do të vij nga mërgimi,do të kaloj para portës

tënde         ,por si të pranoi se nuk do
shoh  hijen tënde dhe nuk do të dëgjoi zërin tëndë.Do të na mungoi fjala jote e ëmbël,dashuria
dhe ngrohtësia mbi të gjitha prania jote.Ishe shumë i dashur dhe i buzëqeshur,po ja buzëqeshja

nuk zgjati,të mori kohën kur na u dashte më së shumëti.
Vdekja është proces i pa ndalshëm,por ka kohë  që protestoi kundër saj.Kam fituar një bindje

se
këto kohët e fundit vdekjet po i ngatërrojnë rendet,po sulmojnë në mosha të njoma,në njerëz që

na duhen më së tepërmi.

Kur na e mori të madhin Azem  Shkrelin na e dridhi tokën nën këmbë,me pamundësi të pranoja

këtë kumt,protestova me vargje kështu:

NDARJE QË DHEMB
Në këtë kohë të pa kohë
për ne plot shtërngatë
duket edhe vdekjet
punojnë me inatë

Vijnë kohë e pa kohë
kërcejnë,ngatërrojnë rendet
sulmojnë atdhetarët
dhe njerëzit e penës.!!!

Po për ju vëlla Ibro,si të nisë protestën?Personalitetin tënd e stolisnin virtyte të

larta,modestia,çiltëria,afërsia me njerëz,guximi për të u bërë ballë sfidave
të kohës që nuk ishin pak,përgaditja me njohuri dhe aftësi të gjëra nga fusha e

arsimit,kulturës,traditës dhe historisë kombëtare.
Ishe shpirtkërkues si në shkrimin e poezisë,si dhe në edukimin e brezave të ri.Ti pishtar i

arsimit
edukove shumë e shumë gjenerata,kreve misionin tënd  duke sjellur shumë dritë e dituri,u

shpalle shpesh mësuesi më i ndritshëm i Kosovës,e nesër do të
ndjejnë mungesën tënde shkolla dhe nxënësit,fëmijët dhe familjarët tu,po do të ruajnë krenarinë
që ty të kishin fisnikun,bujarin dhe të sinqertin që shkëlqeve në çdo mes të pranisë suaj.





Dienstag, 22. November 2011

PEISAZHET E FJALËS

 PEISAZHET E FJALËS

Shkruan:Shaban Cakolli

Vështrim rreth librit"PEISAZHET E FJALËS"të  autorit Xhavit Kryeziu
Botues:
Klubi letrar"Nositi"
Dardanë

Redaktor;
Nexhat  Rexha
Radhitja kompjuterike
Besim Xh.Kryeziu,prof


Dardanë 2011




Të rrallë janë  njerëz si Xhavit Kryeziu,i cili një jetë  iu përkushtua arsimimit dhe
kombit,fillimisht si në kohën e rinisë aktivitetin e vet e nisi në kushte të rënda ekonomike,një fryme të zymtë politike nën sundimin e rexhimit diktatorial,i cili me përkushtim e vendosmëriderdhi tërë potencialin moral e material, shpirtëror e intelektual ia kushtoi çështjes kombëtare , poashtu  kulturo-arsimore.Në fillim punën e nisi mësues,e atë kohë të nisësh punën e mësuesit ishte fat dhe privilegj i madh.Më pas punoi profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe,duke  ndihmuar me tërë çenjen shkollimin e të rinjëve që të bëhen sa më të ditur.Xhavit Kryeziu,kishte mendim dhe guxim intelektual,të shpalos çështjet kombëtare dhe shkencore përmes publicistikës në shumë gazeta dhe revista  të njohura,por edhe duke ushtruar punën e shkrimtarit.

Të jesh shkrimtar duhet te jesh vezhgues,vigjilent,intelektual i guximshëm,njohës i vertete dhe të kesh dhunti te lindur per te hedhur sic duhet mendimet,
Baca  Xhavit ishte dhe është gjithmonë i qeshur, energjik, palodhur, me kulturë dhe oratori të zgjedhur, i këndëshëm dhe me humor në bisedë. Gjithmonë me dëshirën që të bëjë më shumë për shqiptarët.


Xhavit Kadri Kryeziu u lind më 24. 4. 1943 në Rogaçicë, komuna e Dardanës (Kamenicës). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, Normalen në Gjilan (1965), ndërsa ShLP-në, Dega e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Prizren (1968). Fakultetin për të njëjtën degë e kreu në Prishtinë (pa shkëputje nga puna), Shkollën e Oficerëve Rezervë- Dega e Artilerisë Tokësore në Zarë të Kroacisë e që pas mbajtjes së praktikës ushtarake në Slloveni, merr gradën e nëntogerit dhe pastaj magjistroi në Fakultetin e Mbrojtjes Popullore. Në detyrën e mësuesit e arsimtarit ka punuar në shkollën e vendlindjes në vitet 1965-1973 (me ndërprerje). Në vitet 1973-1978 punoi në detyrën profesorit për lëndën e Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Gjimnazin e Dardanës. Në vitin 1978 emërohet kryeshef në Organin e Mbrojtjes Popullore të kësaj komune, ku punoi deri në vitin 1988. Në qershor të këtij viti pushteti serb filloi fushatën e largimit të punëtorëve shqiptarë nga puna, duke filluar nga këto organe, e kështu u veprua edhe ndaj tij që më se një vit mbeti pa punë. Në vitet 1981-2001 ka ligjëruar lëndën e Mbrojtjes Popullore në Fakultetin Teknik të Prishtinës, Dega e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm, pra, deri kur hiqet kjo lëndë nga programi mësimor. Që nga viti 1989 punon në Gjimnazin “Ismail Qemali”, ku punon edhe tash dhe jeton në Dardanë. Krahas punës është marrë edhe me shkrime. Deri më tash ka botuar më se 20 punime nëpër gazeta dhe revista, nga fusha e historisë, gjuhësisë dhe letërsisë. Deri tash ka botuar keto libra:

-SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 1945- 2000; Me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe),
- SHKOLLA FILLORE "METUSH KRASNIQI" E ROGANES, 2000- 2005 (II); Me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe),
- PISHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) I, Gjilan, 2006 (126 faqe) dhe
- PSIHTARET E SHKOLLAVE SHQIPE NE DARDANE (KAMENICE) II, Gjilan, 2007 (102 faqe).

''GJIMNAZI ISMAIL QEMALI I  KAMENICES (1964- 2007) -I-" Gjilan, 2009 - Monografi

PEISAZHET E FJALËS;DARDANË2011

Libri më i ri i Xhavit Kryeziut"PEISAZHET E FJALËS" vjen nga shkrimet e autorit  të botuara nëpër gazetat dhe revistat që botohen në Kosovë.Një libër mjaft i realizuar historiko-shkencorë,në të cilin zënë vend preokupimet dhe vështërsitë e shumta në rrugën e zhvillimit në shumë fusha të jetës dhe synimet për një jetë më të mirë.Libri ndahet në dy pjesë."Fjala "ime dhe"Fjala e tyre":Pjesa e parë e librit ndahet në tri tërësi:Gjuhësi,grimca historike dhe kritika letrare(Vështrime).Në pjesën Gjuhësi,gjuhëtari ynë tani i njohur  Mr,prof Xhavit Kryeziu,preokupohet dhe shprehë angazhimin e tij që drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe të zbatohet në të gjitha fushat e jetës dhe flakjen e gjithë atyre trajtave e gabimeve gjuhësore që nuk janë në pajtim me normën drejtshkrimore.Është shumë brengosëse kur syri të zë sulmin e  fjalëve tona shqipe jo vetëm në drejtshkrimin që bëhet gabimisht,por edhe përdorimi i shpeshtë e pa shije e kulturë i ngulfatur nga fjalë të huaja.Këtë lloj gabimi në trajta,futjen e fjalëve të huaja në letërsinë tonë,fatkeqësisht e bëjnë njerëz të shkolluar për këtë
lëmi,gabimet nga të cilët i mëson rinia e jonë qoftë në radio,televizion,gazeta dhe revista.Ky shëmtim që bie mbi letërsinë tonë nuk ka si të mos të bëjë të ndihesh keq,kur dihet mirëfilli se
qindra mendimtarë kanë flijuar për ruajtëjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe,kurse sot përkundrazi lere që bëjmë gabime në trajta,por e sulmojmë gjuhën tonë të begatë duke e mbushur përplot fjalë të huaja,për të cilat nuk ka vend dhe as nevojë në gjuhën tonë të ëmbël shqipe.Jo vetëm letrarët,por çdokush që merr lapsin për të shkruar në këtë gjuhë duhet të jetë i kujdesshëm në drejtshkrim,të thellohet në kërkimin e fjalëve shqipe dhe shmangjen e fjalëve të huaja të panevojshme në gjuhën tonë.Gjuha jonë është pasqyra më e  qartë e kombit tonë dhe treguesi i nivelit të kulturës sonë,duke u bazuar në këtë gjuhëtari ynë Xhavit Kryeziu,me plot zell dhe përkushtim të pashembulltë angazhohet në ruajtëjen dhe pastërtinë e gjuhës shqipe.
Duke hasur në shumë fjalë të shkruara në trajta gabimisht,ai thërret në përdorimin e drejtë të  ë shkruarit në gjuhën e njësuar shqipe.Në këtë libër "PEISAZHET E FJALËS",Xhavit  Kryeziu ka
bërë thirrëje te gjuhtarët,nxënësit të përdorin drejt fjalët nëpër trajta,nga se keqpërdorimi sjell vështërsi te të rinjët dhe i pengon ata të formojnë qëndrime të qarta e të sakta për trajtat e disa fjalëve.Autori shtjellon bukur dhe qartë përdorimin e fjalëve Përson apo person,lektirë,lektyrë apo lekturë,e shumë fjalë që po të shtjellojmë nuk mundemi në këtë vështrim të shkurtër,por që
lexuesi të lexoi në tërësi librin,do të mësoi shumë gjëra të nevojshme,harmonizimin e gjuhës e teksteve në normën drejtshkrimore,përdorimin e drejtë të emërtimeve të shkurtuara dhe shumë gjëra tjera të rëndësishme për gjuhën.

Pjesa e dytë e librit Grimca Historike
Lexuesit në këtë pjesë të librit i prezantohen raste dhe fenomene në rrugën e zhvillimit tonë shoqëror në përgjithësi,në veqanti në fushën e arsimit dhe edukimit  në gjuhën shqipe.Aty lexuesi mund të njeh sfidat nëpër këtë rrugëtim.Më tej gjejmë disa shënime biografike për disa njerëz të rënë në Luftën e Dytë Botërore jashtë teritorit të Kosovës,të flijuar jo për vete por për interesin e të huajve.Kjo ishte e dhimbshme,diktaturë sllave që ishte dërmonjëse për shqiptarët.Shqiptarët futeshin me dhunë në luftëra jashtë teritoreve të veta,luftëra kundër fashizmit për interesat sllave,në dëm të interesave shqiptareNë pjesën "Grimca historike"të këtij libri gjejmë biografi sa të dhimbshme aq interesante për lexuesin,filluar nga:Isah Imeri,Ramiz Demiri,Salih H Kallaba, Maksut I  Agaj,Qerim Zymber Rrudhani,Ndue Zef  Markaj,Mustafë Salih  Kelmendi.Secila nga biografitë ka rolin,rëndësinë,por edhe  ndryshime në fusha veprimtarie dhe rrethanash,andaj lexuesi duhet të   i studjoi me vemendje për të njohur këto fytyra të rëndësishme të veprimtarëve e pishtarëve të këtij rrethi.

Pjesa Kritikë-vështrime

Këtu lexuesi do të haset me temat shumë interesante të shumë fushave të këtij nënqielli.Përse është e rëndësishme të i njeh lexuesi këto shkrime?E rëndësishme,nga se në publicistikën tonë deri më tani si lexues nuk i kemi hasur.Aty  gjejmë libra të përkthyara nga gjuha serbokroate në fushën e mbrojtjes popullore,që në gjuhën shqipe  na kanë munguar.
Në pjesën e dytë Kritikë-vështrime,janë dhënë mendimet,vlerësimet dhe mbresat e redaktorëve,recensuesve,për librat e botuara të autorit,filluar nga botimi i monografisë së Shkollës fillore"Metush  Krasniqi" në Roganë,2001 dhe deri te monografia "Gjimnazi Ismail Qemali"në Dardanë nga vitet 1964-2007.Temë kryesore e shtjellimit është historia e shkollave shqipe në hapësirën e Dardanës.Aty përshkruhet puna e mësimdhënësve,ballafaqimi i tyre me vështërsitë,gatishmëria e tyre,qëndrushmëria,stoicizmi,vetflijimi i disa prej tyre me vetdije të plotë,ideal të lartë për të mirën dhe përparimin e popullit. Vështrime domethënëse,mjaft interesante kanë bërë:Dr.sc.Faik Shkodra,Mr,sc. Zeqir  Demi,Bejtullah Muja,Nexhat Rexha,Dr.Bahtijar Kryeziu,etj.....

Të shkruash për librin  e Xhavit Kryeziut"PEISAZHET E FJALËS",duhesh të shkruash shumë.Ne dham një vështrim të shkurtër për të orientuar lexuesin,i cili po të lexoi librin në tërësi,do pasurohet me shumë njohuri,me një veprimtari të pasur edukativo-arsimore,figura të mëdha veprimtarësh dhe pishtarësh,të cilët ndriçuan rrugën e popullit për liri dhe përparim.Xhavit Kryeziu mbetët ndër shkrimtarët i cili shquhet në mjeshtritë e shkrimeve të librave arsimor,historik dhe kombëtar,të cilat me tematikat e tyre i japin vulën e fortë të shkrimtarit të dëshmuar.Ne i dëshirojmë shëndet Xhavit  Kryeziut,duke i dëshiruar edhe shumë libra tjerë të këtij lloji.

Dienstag, 15. November 2011

KËNGA SHQIPE RIXHA PO BANË

KËNGA SHQIPE RIXHA PO BANË

Kënga shqipe , rixha  po  banë –
Më këndoni qysh jam kanë !
Pashë këtë tokë, bukë edhe kripë –
Po u përbejë t’ më këndoni shqip !

M’ këndoni shqip, si At Gjergj Fishta –
Mos m’ shëmtoni duke  m’ ngjitë bishta !
N’ daç toskërisht e n’ daç gegërisht –
S’ kam nevojë me më ngjitë bisht !

As greqisht e  as turqisht ,
As serbisht , as arabisht ,
Maqedonisht , as magjupisht ,
Bullgarisht , as rumanisht !...

M’ këndo shqip , si m’ ka falë Zoti ,
Si m’ këndoi Gjergj Kastrioti !
M’ këndo shqip , si m’ këndoi Naimi ,
Mos m’ këndo me gjuhë jetimi !

S’ kam nevojë për “tra – la – la “,
S’ kam nevojë për  “tallava “!
Jam e bukur – këngë krenare ,
Që m’ krijoi nëna shqiptare !

N’ daç me “iso” , n’ daç me tel –
S’ kam nevojë , unë, për “gazel”!
N’ daç me gajde , n’ daç me def –
Jam e bukur , këngë për qejf !

Gjilan, më 09.11.2011.      Demir KRASNIQI

Montag, 14. November 2011

KRIJUES I SUKSESHËM NËPËR KOHË SHQETËSIMESH DHE TRAZIRASH


KRIJUES I SUKSESHËM NËPËR KOHË SHQETËSIMESH DHE TRAZIRASH
Shkruan:Shaban Cakolli


Të mirresh me krijimtari letrare,për mua është një një proces që kënkon rrugëtime të vështira,me mjaft përgjegjësi,që kërkon një stërvitje të mundimshme për të mësuar vlerat letrare
dhe për të kuptuar letërsinë ashtu siç duhet.Megjithatë krijuesit kanë dhunti,pa të cilën nuk do të rrugëtonin dot në këtë fushë.Krijuesit dikur  duhet pranuar se kanë rrugëtuar nëpër kohë dhe kushte të vështira kur qetësia e shqiptarëveve qoftë jetike,qoftë shpirtërore në përgjithësi ka qenë e trazuar,por  nga dëshira e flakët,vullneti i pashuar e tëra kjo nuk i ka penguar krijuesit
të na sjellin krijimtari të shkëlqyar dhe një letërsi të vërtetë.Nëpër këto kohë të mundimshme me plotë trazira,ka rrugëtuar edhe miku ynë krijues Imri Trena,i cili rrokullisi të gjitha vështërsitë dhe pengesat,për të shprehur botën e vet artistike me penë e letër,të cilën e shpalosi para lexuesëve,kur i shkrou kombit dhe atdheut,gëzimit,përjetimeve qofshin ato të hidhura,të shëmtuara,nga se shëmtinë mbi artin tonë e synonte pushtuesi,por që miku ynë Trena si shumë krijues aso kohe nuk pajtoheshin me këtë dhe guximshëm protestonin me fjalën e shkruar në art.Nëpër kohë trazirash,vuajtëjesh  dhe përndjekjesh miku ynë Imri Trena
vjen i “ushqyer” mjaft mire pasi ka shetitur neper lulet me te mira, dhe ka mbledhur polenin e tyre duke nxjerre ne shesh mjaltin e tij per t’a renditur me pas ne rangun e prozës dhe poezisë  te mire.Ai ka nje frymëzim te jashtezakonshem dhe nje metafore shume te pasur.Autor i dhjetëra librash qoftë romane dhe përmbledhëjesh poetike,ai kishte një synim të vetëm:Të shpreh ate që shpirtërisht e ndjenë për atdheun,njerëzit e tij,shkollat,lirinë,flamurin,dhimbjet për popullin e tij të përvuajtur,dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut,plagën e mërgimit,të cilat qoftë
në prozë,qoftë në poezi i shprehu fuqishëm dhe i veshi në vlera të së bukurës letrare.
Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore “Fitofarma” në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.
Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.

Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional “Zërin e Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.Kur themi me vetiniciativë themeloi Radiostacionin “Zëri i Arbërit”,duhet nënkuptojmë se me pak miq që e mbështesin në moderimin e programeve,pakurnjë mbështetje materiale,tani dhjetë vite Imriu plotëson kërkesat e dëgjuesëve tanë.Radio Zëri i Arbërit është radioja më e dëgjuar jo vetëm nga dëgjuesit e mërgatës shqiptare në Europë,Zelandën e Re,Amerikën e largët,por edhe në gjitha trojet shqiptare.Përse e bënë këtë Imri Trena?Vetëm miqët e tyre të kenë një radio,e cila është në gatishmëri të ofroi për ta njëzet e katër orë programe të larmishme kombëtare.Emisionin “Të duam Atdheun”i cili u dedikohet fëmijëve të mërguar,”Dëshirat e dëgjuesëve”,ku dëgjuesit kërkojnë rregullisht dëshirat e tyre,Arkivi i Radios,në të cilin prezantohet puna që nga para dhjetë vitesh kur filloi nismën kjo radio,Toplista e Radios,me këngë të zgjedhura,ku dëgjuesit zgjedhin këngën më të mirë,tema mjaft interesante kombëtare,fjala e bukur artistike që mes këtyre valëve ipet çdo të ejte,ku  njihemi me krijues të mëdhenjë të gjitha fushave dhe kohërave,”Kuizi i Diturisë” i cili mbahet të premteve ku garojnë dëgjuesit aktiv që zotojnë njohuri për kuiz,”Mysafir në Studio”,ku ftohen krijues,intelektual dhe veprimtarë kombëtarë,si dhe e diela gazmore.Imri  Trena është një burr i vendosur,ai ia don të mirën kombit dhe vlerave,si për këtë është i kujdesshëm dhe në programet e radios së tijë nuk lëshon të kalojnë antivlera.Megjithatë puna e tijë në radio bëhet në kushte tejet të vështira:Një studio e vogël,aspak e ngrohët për punë në kohët e ftohëta të dimrit,me mjete të vjetruara,këtu i kaloj këto dhjetë vite pune miku Imri Trena,çdo natë deri në orët e mëngjezit!Njeri i dashur,i përcaktuar të punoi për popullin,për miqët e mërguar që u mungon fjala,kënga dhe kultura shqiptare,me vullnet të pashuar pune,por tepër i lodhur.Athua nuk meriton ky njeri,së paku nga njerëzit që kanë mundësi të e mbështesin,së paku të i ofrojnë një studio,e cila do të ishte normale për punë dhe e ngrohët?Në këto kushte dimri të ftohët në Skandinavi,atje ku bënë dimër i  egër,mund të ndodhë një ditë që miku ynë Trena që aq shumë bëri për ne të thotë:Më nuk mundem të i qëndroj këtyre vështërsive!Do të ndihej shumë keq edhe ai të thoshte këtë,por mbrojtëja e shëndetit është mbi të gjitha.Fundja Radio Zëri i Arbërit
këto dhjetë vite për lakmi e ka kryar misionin e vet,por  të rrënosh ate që ke krijuar me shumë mund është vështirë,humbje për ne të gjithëve.Urojmë që kjo të mos ndodhi,në vend të saj  kjo radio të bëhet sa më e fuqishme.
Një krijues që ka   bërë shumë për kombin,letërsinë dhe shkollën,është ky miku i ynë i madh Imri Trena.
Deri me tani ka botuar këto vepra:(Këto janë veprat e tijë që unë i njoh,pasi na ndanë një largësi e largët,ai ka mund të botoi edhe të tjera,për të cilat unë nuk jam në njohuri)
“Buzëqeshja e tretur” (1996)                 “Andej është Kosova” (2004)
“Plagë në zemër” ( 1998)             “Rruga e hidhur” (2007)
“Shtegtimi i shqipeve” (1999)     “Dhembje e lot” (2007)
“Prapa grilave” (2001)                “Në Kampin Bjornebek” (2008)
“Kosova ime e madhe” (2002)
Imri Trena, ka një përgatitje Universitare prej 01.09.1999 e këndej pa ndërpre, punon pranë shkollës shqipe të mësimit plotësues “Naim Frashëri” në Oslo. Puna e tij është në baza vullnetare. Për ta mbajtur mësimin më fëmijët nga treva të ndryshme shqiptare këtu në Oslo, i duhet të udhëtoj 80 km në të dy drejtimet dhe nuk ndodhë që t’i humb orët e mësimit. Imriu, është i përpiktë në detyrën e shenjët prej një mësimdhënësi të dalluar, duke punuar me klasë të kombinuara prej të parës e deri te e pesta.
Gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare të punës mësimore dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, Imriu ka dhënë rezultate të duhura pune, ngase gjithnjë ka përdor metoda bashkëkohore, pedagogjike duke i përshtat atë natyrës së punës në diasporë. Puna e këtillë ka dhënë dhe do të jep frytet e nevojshme në klasat ku është kujdestar, duke i kryer me pedanteri punët administrative. Notimin e bën në mënyrë të drejt dhe sistematike. Andaj për te gjitha këto ka fituar besimin dhe respektin si të nxënësve ashtu edhe te prindërve, të kolegjiumit, të rrethit shoqëror, sepse punën kurdoherë e kryen me sukses të plotë. Ende është në vazhdën e punës me nxënës, që i do shumë.

Sipas mendimit tonë, e duke u mbështetur në rezultatet e punës,dhe krijimtarisë së tij shpresojmë se Imri Trena mund t’i përgjigjet me lehtësi dhe sukses punës edukative.Një krijues
që ka dhënë shumë vlera për lexuesit,edhe pse sot kritika letrare është  pasive si dhe institucionet e letërsisë thuajse në gjumin politizues,koha dëshmon se Imri Trena shquhet ndër krijuesit e mirëfilltë që i ka ofruar shumë lexuesit dhe letërsisë sonë.

CIKËL POETIK NGA IMRI TRENA


Imri Trena
Liman pritjeje

Une per ty jam kenge
Me kendo
Emri tim te lutem
Nga goja mos e lesho
Te thirra Manushaqe
Me t`bukur emre s`ka
Brishtesi dhe arome
Qenia yte ka
Me thirre Besnik,
Besnik te thashe do mbes
Liman pritje per ty
Deri sa te vdes!
Marre nga vellimi poetik ” Arome Manushaqe”
Imri Trena
Shkronja “M”

Disa deshirojne syte geshtenje
Te tjeret syte e zi
Une dua syte e Manushaqes
Pasqyre e kaltersise
Disa lakmojne lajkataren
Te tjere dashnoren e bukur
Une dua lule-Manushaqen
Ku ndalon kraheshkruara-flutur!
Bukuria vyshket nje dite
Lajkat-lak dashurie jane
Dliresia dhe besa
Mbi cdo bukuri jane
Ti skicohesh ne syte e mi
Si pellumbeshe e kalter ne fluturim
Tek ABC-ja e shqipes sime
Shkronja M,
Stacion i shpirtit tim
Sa me larg dyzimit tend
Perplase deshiren ne harrim
E lodhur bga shtegtimi
Folene di rigjesh ne shpirtin tim.
Imri Trena
GRUAS

Aq shume jemi bere nje
Ne gezime
E stuhi jete
Sa ne mengjes kur zgjohemi
Kuptojme se kemi lindur bashke
#
DEGJUESVE TE “ZERIT TE ARBERIT”

Me zgjoni
Kur te gjithe kane fjetur
Me therritni
Kur te tjeret kane ikur

Shtratin do braktis rrufeshem
Ndez nje drite ne studio
Mikrofoni-si dardhe dimri kosove
Me te emblen gjuhen tone do ju flas
Vendlindjen ju sjelle prane

Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim qe nuk shteret
Deri sa te kete shtrat lumi

Me zgjoni
Kur te gjithe kane fjetur
E pagjumesia ju rri ne sy
“Zeri i Arberit”
Strehe paqeje,ure lidhese
Imri Trena
MANUSHAQE

M-miresi e gruas,
a-amshim,
n-nene-kryefjale Dashurie,
u-ushqim nga gjinjte per femije,
sh-shikim i delire qe perkul male,
a-enderr e shprese,
q-qetim paqeje,
e-eremire vec si ti Manushaqe